Kërcënoi me armë një person, shoqërohet këngëtari i njohur

Reperi i njohur, Mozzik po përballet së fundmi me disa telashe teksa mediat raportojnë se ai ka përfunduar në polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.

Sipas gazetës “Sinjali”, Gramoz Aliu, të cilin të gjithë e njohim si Mozzik, është paraqitur në komisariatin e Policisë në Ferizaj më 16 maj dhe është marrë në pyetje nga autoritetet. Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person, në të njëjtën lagje të qytetit, ku edhe banon.

Sipas informacioneve të para, Mozzik ka debatuar dhe ka kryer kanosjen me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së viktimës, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin. Artisti ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, duke shtuar se armën nuk e ka ekspozuar fare.

Megjithatë, raportohet se për shkak të dyshimeve të ngritura, është urdhëruar sekuestrimi i armës që ai posedon, të cilën Mozzik e ka me leje.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hetimin e rastit ndaj reperit në drejtim të dy veprave penale “Kanosje” dhe “Përdorim i armës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *