I akuzuar për blerje votash/ Ja kur Beleri do të dalë në GJKKO

Fredi Beleri do të dalë përpara Gjykatës së Posaçme ditën e hënë në orën 13:00 për tu vlerësuar me masën e sigurisë edhe nga kjo gjykatë, pasi Gjykata e Vlorës shpalli moskompetencën. Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri, ndërsa do të përfaqësojë organin e akuzës (SPAK), Dorina Bejko.

Beleri u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, dy ditë përpara zgjedhjeve, nën dyshimet si i përfshirë në shit-blerjen e votave. Bashkë me Belerin u shoqëruan dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve bën pjesë në shtabin e Fredi Belerit.

Në fletën e arrestit të lëshuar ndaj Belerit theksohet se ai u ndalua në flagrancë duke blerë vota, ndërkohë që në dosjen hetimore thuhet se shitblerja e votave ndodhi në mesditë nga një i afër i Belerit dhe arrestimi i tij u bë në darkë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *