Në konferencën “Revolta e Spaçit, 50 vjet kujtesë kundër harresës” kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha e cilësoi një nga ngjarjet në përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet. Ai tha se revolta e Spaçit shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.
Berisha: “Mblidhemi sot për të nderuar njërën nga ngjarjet me të jashtëzakondshme në luftën për përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet. Revolta e Spaçit shënon padiskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri. Spaçi është një vend nga më të izoluarit. Këtij izolimi i shtoheshin të gjitha masat dhe rrethimet e sigurisë së kampit të përqëndrimit.
Të burgosurit në këtë burg, të vetëdijshëm se nuk ka asnjë shanc për të fituar kauzën e tyre, vendosën të firmosin ekzekutimin me aktin që ata bënë, me revoltën që organizuan. Në këtë kontekst, po të kemi parasysh se ata janë në krye të heroizimit të njeriut. Ata ishin të burgosur për kundërshti ndaj regjimit, por midis asaj që të vazhdonin, të kalonin ditët e dënimit dhe të prisnin që një ditë të dilnin jashte burgut dhe kampit, zgjodhën sfidën.
Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Peka, Hajër Pashai dhe shumë heronj të tjerë të atij burgu lanë një mesazh të shkruar me jetën e tyre, ndrofta mesazhin më të çmuar për njeriun. Është përdorur një slogan” më mirë i vdekur se i kuq”, por mesazhi i tyre është “më mirë i vdekur se sa pa dinjitet, pa liri”. Kjo ështe sfida që i bënë atij regjimi mizor. Ky është mesazhi më i rëndësishëm. Heronjtë e Spaçit në kryengritjen e tyre nuk kishin asnjë lloj mbështetje dhe solidarizimi, ishin të vetëdijshëm për egërsinë dhe barbarinë e xhelatëve.
Por ata shënuan kulmet e herozimit shqiptar pasi vendosën të vdisnin për atë që ka më të shtrenjtë për liritë e tij. Shpesh thuhej se më i lirë në burg sesa jashtë burgu. Dhe kjo fjalë kishte një të vërtetë, sepse kishe marrë një vendim dhe kishte marrë një shërbim lirisë dhe vlerave. Për ata më mirë të vdekur sesa të gjallë. Në këtë aspekt, frymëzimi nga kjo ngjarje ispirimi i njeriut nga kjo ngjarje nga sakrifica sublime e dervish pekës dhe heronjve të tjerë është i përjetshëm”.