Dy projekt ligjet e paketës ligjore të hartuara nga qeveria që synojnë rritje të pagave për adminitratën dhe institucionet e tjera kushtetuse dhe të pavarura janë miratuar me konsensus.
Projektligjet adresojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse, e cila ka njohur si të drejtë ankesën e magjistratëve për një rivlerësim të pagave në bazë hireakie, ku presidenti është në krye të piramidës. Paketa ligjore e cila u diskutua ditën e sotme në komisionin e ligjeve, nuk parashikon rritje të pagës për deputetët dhe ministrat.
Kjo ka sjellë debate mes deputetëve dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Në fund, Komisioni i Ligjeve, si komision për dhënie mendimi, përveç miratimit të dy pr ligjeve, i sugjeron Komisionit të Ekonomisë dhe rishikimin e koefiçentëve të hirekisë së pagave, duke marrë parasysh se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm në vend.