“KESH shet energjinë me 66 € jashtë Bursës Alpex, në bursë 87.7 €/Mwh”/ Eksperti: 1.3 mln € humbje

Eksperti i energjisë Azmer Duleviç ka deklaruar në një postim në Facebook se sot KESH ka shitur energji me 66€/MWh jashtë Bursës Alpex, ndërkohë që çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh.

Eksperti e cilëson këtë një skandal dhe thekson se drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i KESH duhet të japin menjëherë dorëheqjen, ndërsa organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar.

Sipas tij, humbja është 1.3 mln euro.

Postimi i plotë:

Skandal

KESH sapo ka shitur 67200 MWh me një çmim rreth 66€/MWh jashtë Bursës Alpex ku ka arkëtuar rreth 4.5 mln Euro.

Ndërkohë çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh.

Nëse Kesh do shiste në bursen Alpex do Arkëtonte rreth 5.8 mln Euro thënë më thjeshtë ka humbur 1.3 mln euro!

Sot drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen si të paaftë dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar

Ps.Për reference keni dhe çmimet e energjisë për datën 19 Maj në bursën Austriake dhe atë Hungareze.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *