Ritmet e rritjes së turizmit këtë vit po shfaqen muaj pas muaji më të mira sesa viti 2022 që është viti më i mirë historik i sektorit.
Kjo pritshmëri pozitive duket se po ushqehet nga një sërë të dhënash ku përpos rritjes që rezulton nga lëvizjet e shtetasve e njëjta tendencë po shfaqet edhe në strukturat akomoduese.
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për këto struktura për muajin e tretë të vitit ku duket se ecuria ka qenë me rritje në disa aspekte përfshirë edhe në normën neto të shfrytëzimit të kapaciteteve që në shkurt ishte lehtë më e ulët se viti paraardhës.
“Në muajin Mars 2023, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 29,8 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 15,9 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 46,6 %.