Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka zhvilluar ditën e sotme një takim falënderues pas fitores në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Beci e cilësoi fushatën zgjedhore që u mbyll para pak ditësh si një betejë të përditshme, teksa falënderoi gjithë stafin dhe mbështetësit e tij.
Sakaq, ai nuk kurseu as lavdërimet për kryeministrin Rama, i cili sipas tij e nxiti Becin për të qenë pjesë e politikës si edhe ishte nxitës për planet për Shkodrën në të ardhmen.