Kushi për Shkodrën: Duhet bashkëpunim për infrastrukturën shkollore dhe universitetin

Në turit e mirënjohjes, të nisur nga kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se për sa i përket rritjes së cilësisë së infrastrukturës shkollore dhe universitare që janë përgjegjësi e bashkive, e ministrisë dhe e qeverisë, ka pritshmëri të larta që projektet që do vijnë nga Bashkia e Shkodrës do të jenë cilësore.

“Ministria nuk i harton vetë projektet, por financon projektet që vijnë nga bashkitë në bazë të një thirrjeje të hapur.” – u shpreh ministrja.

Ministrja tha se bashkëpunimi me bashkinë është i domosdoshëm edhe për projekte dhe programe që realizohen jashtë orarit mësimor.

“Projekti Shkolla Qendër Komunitare, projekti Ekipet Sportive, arti dhe zejet, bëjmë detyrat e shtëpisë e shumë projekte të tjera nuk realizohen dot nëse nuk do ishte mirëmbajtja dhe administrimi i shkollave që u takon bashkive. Prandaj unë vetë angazhohem me strukturat arsimore për të bërë maksimumin” – u shpreh Kushi.

Duke folur për punën e mësuesve, ministrja tha se me rritjen e pagave, e cila vitin e ardhshëm do të shkojë deri në 36% më shumë, me mësuesit e Shkodrës që janë ndër më të mirët në të gjithë Shqipërinë, cilësia e mësimdhënies do të rritet më tej për të bërë më të mirën për fëmijët.

Duke folur për universiteti i Shkodrës, Kushi tha se ai që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por ka nevojë për mbështetje, ndaj dhe kërkoi që të bëjnë maksimumin në bashkëpunim me bashkinë për infrastrukturën, projektet e mbështetjes studentore dhe ndërkombëtarizimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *