Mbretëria e Bashkuar mohon sulmin e Rusisë: Nuk ishte paralajmërim, ata po kryenin stërvitje të armatosur

Britania ka mohuar raportet ruse se ushtria e saj ka qëlluar si shenjë paralajmërimi ndaj një anije të MB në Detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk janë dërguar të shtëna paralajmëruese ndaj HMS Defender. Ndër të tjera, ministria britanike shtoi se anija po lundronte në ujërat e Ukrainës.

“Anija e Marinës Mbretërore po kryen kalim përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Asnjë e shtënë nuk u drejtua te HMS Defender dhe ne nuk e njohim pretendimin që bomba u hodhën në rrugën e saj“- tha Ministria.

Ministria e Mbrojtjes tha se rusët po kryenin një stërvitje me armë zjarri në Detin e Zi dhe siguruan paralajmërimin paraprak të aktivitetit të tyre.

Rusia tha se incidenti ndodhi afër Kepit Fiolent në jug të Krimesë.

HMS Defender është një shkatërrues i tipit 45 që është pjesë e Grupit Carrier Strike të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo po kryen misione në Detin e Zi. Anija luftarake ishte në portin jugor ukrainas të Odesës në fillim të kësaj jave, sipas ambasadës birtanike në Ukrainë. Ai tha se MB dhe Ukraina kishin nënshkruar një marrëveshje për të ndërtuar së bashku anije luftarake dhe për të ndërtuar dy baza detare.

/Burimi: BBC /Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *