Bashkia e Tiranës ka ndëmarrë një aksion për të transformuar infrastrukturën rrugore në çdo lagje të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet e ndryshimit pranë digës së Liqenit, ku rrethrrotullimi i ri ka lehtësuar ndjeshëm trafikun.
Për shkak të fluksit të automjeteve në kryqëzimin mes rrugëve Dora D’istria dhe Sami Frashëri, me hapjen e segmentit të ri reduktohet ngarkesa në qarkullim në këtë zonë.