Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit.
40-vjeçari ndodhet në spital, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak; Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/