14 maji/ Celibashi: Proces i suksesshëm, por…

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se zgjedhjet vendore të 14 majit, në krahasim me zgjedhjet e kaluara kanë qenë një proces i sukseshëm.

Celibashi u shpreh se koha e nxjerrjes së rezultatit ishte më e shpejtë dhe me më pak probleme, megjithatë ai tha se pati edhe problematika, si ajo e pajisjeve që nuk punonin.

“Ka disa faktor ose fakte që tregojnë se procesi zgjedhor i 14 majit 2023, veçanërisht procesi i nzjerrjes së rezultatit dhe administrimit të rezultatit zgjedhor, mendoj se dallueshëm nga edicionet e zgjedhjeve të shkuara, qoftë në cilësinë e qoftë në aspektin e kohës është i tillë që i përkufizon këto zgjehdje si të suksesshme. Problematika ka pasur sidomos paraditen e të dielës, kur patëm probleme me pajisjet në disa qendra votimi”, -tha Ilirjan Celibashi për Euronews Albania.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *