Presidenti i vendit Bajram Begaj, do të niset ditën e nesërme (e shtunë) drejt Podgoricës, për të marrë pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatovic.
Prezenca e Presidentit Begaj në këto ceremoni është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.
Në këto ceremoni pritet të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.