Numri i viktimave nga përmbytjet në Emilia-Romagna ka arritur në 14 viktima, ndërsa ka edhe disa të zhdukur.
Sipas mediave italiane janë 24 komuna të përmbytura, pasi të gjithë lumenjtë e qarkut kanë vërshuar.
Në vetëm 36 orë kanë rënë reshje të cilat nuk kishin rënë prej 6 muajsh.
Faenza, një pjesë e Cesena dhe Forlì dhe shumë qendra të tjera të mëdha të banuara përfunduan nën ujë. Në disa zona uji në pak minuta përmbyti katet e para të shtëpive.
Përmbyti disa rrethe të Bolonjës, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme edhe në Rimini.
Shqetësim i madh duke nisur që nga pasditja në qytetin e Ravenës, ku ka frikë për një përmbytje të re, veçanërisht të Lamones.
Provincat e Bolonjës, Ferrara, Ravenna, Forlì-Cesena, Rimini rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e vërshimit të lumenjve. Mijera banorë janë evakuuar.