Zbulohet plantacioni i drogës në Spanjë, mes të arrestuarve 2 shqiptarë

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Spanjë, ku në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve 2 shqiptarë. Mediat vendase raportojnë se është zbuluar një plantacion droge që dyshohet se drejtohej nga dy shtetasit shqiptar e arrestuar.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 4978 bimë marijuane. Aktiviteti i tyre shtrihej në disa banesa, një njërën prej tyre u gjetën 724 bimë marijuanë, ndërsa në tjetrën 604 bimë. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarve dhe vendi ku u zbulua shtëpia e barit nuk është bërë me dije nga autoritetet dhe mediat vendase.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *