Një 19-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi qarkullonte me armë të ftohta me vete dhe dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Bilisht, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Devoll
Qarkullonte me armë të ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 19-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Th., 19 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.
Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.