Vrau gruan dhe inskenoi krimin/ 32-vjeçari habit sërish me gjakftohtësinë e tij, bën kërkesën e papritur

Nuk kanë kaluar as 24 orë në qelinë ‘VIP’ për 32-vjeçarin, piloti i cili vrau gruan e tij 20-vjeçare, Caroline duket se ka filluar të bindë veten se tani e tutje duhet të mësohet me jetën e tij në burg.

Hetuesit gjatë gjithë hetimeve kishin thënë se 32-vjeçari Babis Anagnostopulos, ishte shumë i qetë dhe i ftohtë pas krimit saqë kjo ghl i kishte frikëwsuar dhe këtë të fundit e dëshmon edhe fakti se ende pa u bërë 24 orë ai ka kërkuar që të fillojë punë në burg.

Sipas mediave greke, Charalmabos gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e burgut ku i ka parashtruar kërkesën e tij për të filluar punë por edhe i ka thënë se është tejet i kënaqur me faktin se ndodhet në qelinë ‘VIP’.

Vrasësi i Carolines u dërgua në qelinë ‘VIP’, aty ku ndodhen njerëzit të cilët kanë kryer krime të një rrezikshmërie të ulët, si për shembull krimet e korrupsionit. Fillimisht ai u mendua të dërgohej në burgun e grave, por vendimi ndryshoi dhe zgjodhën opsionin e qelisë ‘VIP’.

 

/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *