Pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka marrë dhurata të shumta nga fansat e saj. Buqetat me lule kanë qenë aq shumë, sa një ndjekës i ka dhënë një ‘këshillë’ moderatores.
Duke qenë se ish-banorja i poston këto dhurata në rrjetet sociale, si një falënderim për fansat, dikush i ka dhënë një ide se çfarë mund të bëjë me to.
“O për Zotin hap një dyqan lulesh”, i ka shkruar një fans.
Këtë mesazh Kiara ka vendosur ta publikojë në “Instastory” dhe duke qeshur i përgjigjet shkurt: “Shumë shpejt”.
Tani fansat janë kuriozë të dinë nëse Kiara po e mendon vërtetë të hapë një dyqan lulesh, apo përgjigja e saj ishte thjesht një shaka.