Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra kreu i IKMT-së së Vlorës, Simbol Pazaj. Ende nuk dihet arsyeja zyrtare e shkarkimit të tij.
Shkak për shkarkimin dyshohet se ka qenë një aksion ndaj një hoteli në Dhërmi, i cili kishte probleme me dokumentacionin.
Kujtojmë që Pazaj më herët ka qenë zv.kryetar i Bashkisë së Himarës, ndërsa postin si Drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorti Vlorë e mori në nëntor të vitit 2020.