Fansat e Kylie Jenner ‘janë tronditur’ kur kanë parë ndryshimet drastike që ka pësuar ajo nga operacionet plastike dhe nuk ka ngelur asgjë nga ajo që ka qenë dikur.
Një përdorues i Tik Tok zbuloi disa nga fotografitë e saj më të vjetra në Instagram dhe 23-vjeçarja Kylie u kritikua për pamjen ‘plastike’ gjatë ribashkimit për episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, i cili u transmetua javën e kaluar, shkruan DailyMail.
Përdorues i Tik Tok me emrin @Delaylayy publikoi një montazh të fotografive të Kyliet dhe shkroi në mbishkrimin e postimit:
‘E njihni këtë, më nevojitën 25 minuta për të arritur ta gjeja’,-shkruan ai.
Disa nga fotografitë janë të vitit 2011, kur Kylie do ishte 13 vjeçe, e tregojnë atë duke pozuar krah familjarëve dhe shoqërisë.
Një fans komentoi:
‘Ajo ka ndryshuar totalisht, nuk ka asgjë unike tek ajo tani. Ajo duket si të gjithë të tjerët.’
‘Në foto dukej shumë e bukur dhe e re! Tani ajo duket sikur është në fund të 40-ave”, shkroi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.
Nuk ka asnjë dyshim që Kylie në vitet e fundit ka transformuar pamjen e saj dhe për këtë është akuzuar shpesh se ka bërë operacione në fytyrë dhe trup.
Në vitin 2016 ajo këmbënguli se nuk kishte bërë kurrë operacion nofullat, ndërsa fansat i nxorrën asaj foto që tregonin të kundërtën.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/