Ish-banori i “Big Brother Vip 2” Qetsor Ferrunaj, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth eksperiencës së tij të dytë në një show televiziv si BBV.
I pyetur se cili ka qënë momenti më i sikletshëm për të, Qetsori tha se ishte momenti kur Luizi e ka kërcënuar direkt pas futjes së tij në spektakël.
“Jam ndjerë shumë rëndë në një moment kur kishim ato fillimet e pak njohjes me Luizin. Atje përdorej shpesh kjo gjuha e dhunës, ‘të presim kokën’ që unë nuk i shikoja të arsyeshme të thuheshin ato fjalë as indirekt sepse lënë gjurmë fjalët. Në një moment ishim jashtë kur tha ‘i pres kokën oktapodit’.
Tani nga zonë bregdetare isha unë. Kisha 3 ditë që kisha hyrë, ende nuk isha përshtatur as me gjumin, ushqimin me banorët. Kur më tha atë, u lëndova vërtetë shumë se nuk kisha bërë ndonjë gjë që ta shprehte, por e tha. Jam prind me 3 fëmijë dhe nuk ta toleroj aq kollaj fjalën e rëndë. Lojë-lojë, në kuadër të lojës por e the”,– u shpreh Qetsori.