Çeki/ Rasti i vrasjes së George Floyd në SHBA duket së është përsërtur në Çeki pasi janë bërë virale pamje të rënda që tregojnë një oficer policie i cili ka vendosur mbi qafën e një romi 46-vjeçar i quajtur Stanislav Tomas, i cili vdiq në ambulancë teksa po transportohej për në spital.
Sipas mediave momenti i arrestimit u filmua nga një dëshmitar në qytetin e Teplice, në veriperëndim të vendit më 19 qershor. Anëtarët e komunitetit rom të vendit e kanë krahasuar atë me vdekjen e George Floyd, njeriu me ngjyrë nga Minneapolis në SHBA, i cili vdiq në duart e oficerit Derek Chauvin më 25 maj 2020.
Por policia dhe qeveria çeke deri tani kanë mbrojtur veprimet e oficerëve dhe kanë refuzuar akuzat se 46-vjeçari Stanislav Tomas u vra nga oficerët. Sipas tyre shkaku i vdekjes ishte mbidoza por organizatat e romëve thanë kjo ëwshtë mënyra tipike si i trajtojnë institucionet çeke.
/Burimi: Romea.cz/ Përshati: Priza.al/