Recetë/ Qofte në furrë me krem kosi

Përbërësit:

600 gr mish i grirë
1 qepë
1 vezë
1 tufë majdanoz
2 feta bukë
Vaj për skuqje
Kripë, piper
Për kremin:

2 vezë
2 gota kos
1 gotë ujë
1 lgj miell
1 lgj gjalpë
Kripë

Pergatitja:

Mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë, vezën, bukën e njomur në ujë, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas i skuqim lehtë në vaj të nxehtë. I vendosim qoftet në një tavë.

Rrahim vezët me pak miell, shtojmë kosin e holluar me pak ujë dhe e shtojmë në tavë mbi qoftet. Në fund bëjmë një spërkatje me gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa kremi të mpikset.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *