Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar pasi dyshohet se ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e ciftit, në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.
Gruaja, 43-vjeç, me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Ende hetohet shkaku i plagosjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.