Vazhdon të jetë misterioze zhdukja e dy personave në Sarandë, Fatmir Krasniqit dhe Leonard Theodhorit.
I ftuar në një lidhje direkte miku i Krasniqit, Altin Gjini, tha se ata kanë vendosur që të mos bëjnë asnjë veprim kundër ligjeve të shtetit dhe se po presin që drejtësia të bëjë punën e saj.
Ai bëri edhe thirrje që shteti të veprojë sa më parë në mënyrë që të mos ketë ngjarje të tjera të rënda në Sarandë e të mos “vdesin kot bijtë e nënave”.
“Frika ime dhe e familjes është se këta djem që kanë ardhur nga jashtë janë miq të vërtetë të Krasniqit. Janë djem që po mbahen në kontroll të plotë duke ju betuar se nuk do prekin asnjë të pafajshëm. Nga vëllai i madh është kërkuar në mënyrë kategorike që nuk do bëhet asnjë veprim kundër ligjeve të shtetit. Këtë duhet ta zgjidhë vetë shteti. Se kur, këtë duhet ta mendojë mirë shteti shqiptar. Që të mos ndodhi ndonjë dosje Saranda, apo dosje Çuka që të mos vdesin kot bijë nënash. Kjo është vdekja e një shteti, nga neglizhenca dhe respekti që ka ndaj qytetarit të vetë”,-tha për median Altin Gjini.