Mykonos, ishull grek, ndër më të lakmuarit nga turistë gjatë verës, “Washington Post” u sugjeron lexuesve të vet, që në vend të tij, të gjejnë një alternative të re nga fqinji ynë.
Alternativa nuk është tjetër, por Shqipëria për shumë arsye.
Me një titull tërheqës, Washngon Post, një ndër mediat më të mëdha amerikane, fton të gjithë atyre që u sugjerohet i famshmi Mykonos, të vizitojnë Shqipërinë, si një alternativë më e mirë.
“Në vend të Mykonos, provoni Shqipërinë”, thotë titulli, duke u treguar amerikanëve se çfarë do të gjejnë këtu.
“Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë” shkruan Washingon post.
“Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, vijon artikulli, duke u dhënë lexuesve në një fjali, një paketë turistike të plotë për gjithë ata që duan detin, duan malin apo zgjedhin historinë.
Ky është vetëm një artikull I radhës, ndër mediat e shumta që sugjerojnë lexuesit e vet të zgjedhin dhe zbulojnë Shqipërinë.