U prezantuan si vullnetarë, shqiptarët i vjedhin 6000 euro të moshuarve në Itali

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi u prezantuan si vullnetarë dhe u ofruan të hiqnin baltën nga shtëpia e dy të moshuarve në zonën e Ravenës.

Mediat vendase shkruajnë se pas largimit të tyre çifti i të moshuarve zbuloi se ato u kishin vjedhur 6000 euro.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ravenës, në Fornaces, ku një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë paraqitur pranë një çifti të moshuarish, shtëpia e të cilëve ishte e rrethuar nga balta që në fillim të emergjencës.

Dy të huajt ishin ofruar të ndihmonin çiftin e pensionistëve, duke shfrytëzuar shpresën e tyre, duke u paraqitur si të rinj të gatshëm për t’u shërbyer të tjerëve. Pasi kishin pastruar katin përdhes dhe kopshtin, të dy i kishin thënë lamtumirë çiftit të prekur nga akti i tyre dhe ishin larguar.

Kur dy “vullnetarët” u larguan çifti zbuloi se në shtëpi mungonin rreth 6 mijë euro. Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila brenda pak orësh arrestoi dy vullnetarët e rremë. Fatmirësisht, 6000 eurot u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të ligjshëm, ndërsa dy të huajt u vendosën në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor të Ravenës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *