Vrau mësuesen britanike, shqiptari Koçi Selamaj do të ekstradohet

Koçi Selamaj, vrasësi i Sabina Nessas është mes 11 shqiptarëve që do të ekstradohen nga Britania drejt vendit tonë.

Ekstradimi i tij në atdhe vjen pas arritjes së një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik Rishi Sunak që shqiptarët e dënëuar në Angli të përfundojnë dënimet e tyre në Shqipëri.

11 vrasës, përfshirë Selamajn të dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses Sabina Nessa në Greenwich në shtator 2021, do të jenë ndër të parët që do të ekstradohen.

Në burgjet britanike ndodhen më shumë se 1.330 shqiptarë, kombësia më e madhe e huaj në qelitë e Mbretësisë së Bashkuar.

Një marrëveshje që përshpejton largimin e të burgosurve do të nënshkruhet brenda disa javësh pasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar vizituan Shqipërinë në mars.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *