Begaj nga ceremonia e Defender 2023: Lartësoni flamurin shqiptar. Krenar që kam qenë njëri prej jush!

Presidenti Begaj ka përshëndetur stërvitjen Defender 2023. Kreu i shtetit e cilësoi si një sfidë të cilën Shqipëria ja ka dalë të triumfojë. Më tej ai inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e mbrojtjes dhe sigruisë së vendit të tyre.

Presidenti Begaj: “2 vite me parë “Defender Europe 2021”, dukej sfidë e madhe për kapacitet tona, arritëm të ngrihemi në lartësinë e detyrës. Të palëkundur në mbështetjen tonë për intensifikimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Agresioni Rus në Ukrainë solli efekte të ndjeshme në rajon. Aktorë dashakeqës nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne. Shqipëria e përkushtuar si faktor stabilizues në Ballkan dhe eksportuese në rajon e më gjerë.

Secili që shërben në Forcat tona të Armatosura nderon dhe lartëson çdo ditë flamurin e Shqipërisë. Krenar që kam qenë njëri prej jush.

Në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për FA dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. Çdo investim drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, investim drejt stabilitetit. Pas dy vitesh në “Defender Europe 2025”, uroj që situata globale e sigurisë të jetë më e qetë. Shqipëria do të vazhdojë gjithnjë të mbrojë vlerat e paqes dhe unitetit, duke qëndruar krahë-për-krahë SHBA e NATO”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *