Dhunoi barbarisht bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari

Një shtetas 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj gruas së tij. Ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ku 47-vjeçari ka rrahur bashkëshorten e tij e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë, 47 vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *