Autori i vrasjes së Arian Gosës ditën e djeshme në Kavajë, është filmuar duke ikur me vrap nga vendngjarja.
Habib Rexha shihet teksa largohet ende me armën e krimit në dorë, ndërsa në krahun e djathtë ka një qese në dorë.
Fotoja është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes. 31-vjeçari ekzekutoi një ditë më parë Arian Gosën, i cili ishte ulur me babain e tij në kafe, ndërsa ngjarja ndodhi si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij.