Një 50-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga Policia në Massa Carrara, pasi akuzohet se bën pjesë në veprimtarinë e drogës. Shqiptari ishte nën lupën e hetuesve prej disa kohësh pasi dyshohej se drejtonte një biznes të trafikut të drogës, veçanërisht kokainës.
Ditën e arrestimit, shqiptari përdori një ‘Fiat Panda’ të marrë me qira, me sa duket për të përzënë të dyshuarit në rast se dikush merrte numrin e targës dhe denonconte në polici, raportojnë mediat italiane. Me makinën e vogël, shqiptari bënte “dërgesa” në shtëpi, duke shkuar në banesat e klientëve ku plotësonte furnizimet me kokainë. Gjatë aktivitetit, i cili filloi në orët e para të mëngjesit, Policia e vëzhgoi teksa i jepte një dozë kokaine njërit prej blerësve të shumtë.
Policia kontrolloi fillimisht mjetin ‘Fiat Panda’, ku gjetën të fshehura nëntë doza kokainë dhe 120 euro cash, të cilat konsideroheshin si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme dhe më pas, në kontrollin që iu bë në shtëpi u gjetën rreth 4 mijë euro.
I dyshuari u arrestua në flagrancë për mbajtjen e tij me qëllim trafikun e drogës