Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, ka bërë thirrje për hetim mbi depërtimin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia.
Duke iu referuar një raporti të publikuar nga “NewBE York Times” për emigrantët, Johansson tha se kishte diskutuar mbi menaxhimin e kufirit me zyrtarë kompetentë të qeverisë greke dhe se u ka bërë të qartë se nuk duhet të ketë depërtime të paligjshme.
Në një postim në Twitter, komisionerja ka shkruar se zyra e saj i ka dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve greke, duke kërkuar që incidenti i raportuar nga gazeta amerikane të hetohej në mënyrë të pavarur.
“Komisioni i BE-së është i gatshëm të ndërmarrë hapa zyrtarë, sipas rastit”, ka shkruar ajo.
Pak ditë më parë, “New York Times” ka publikuar pamje që tregonin rojet bregdetare greke duke grumbulluar azilkërkues , përfshirë fëmijë, duke i braktisur në një gomone në mes të detit gjatë muajit prill.