Trajneri i Romës, Jose Mourinho, mendon se finalja e Ligës së Kampionëve që fitoi me Interin në vitin 2010 është pjesë e historisë, por se tani është koha që Inter të shkruajnë një tjetër kapitull.
Duke folur për transmetuesin italian DAZN pas barazimit 2-2 , trajneri dha mendimet e tij për skuadrën e tij të vjetër Inter që po rikthehet në ndeshjen më të madhe të futbollit evropian të klubeve.
Herën e fundit që Interi ishte në finalen e Ligës së Kampionëve, Mourinho ishte në krye.
Tani, Interi është kthyer në finalen e Champions League. Ata do të përballen me Manchester Cityn për një shans për të fituar trofeun që bënë me Mourinhon në 2010.
Nga ana e tij, Mourinho mendon se Interi tani duhet të shkruajë një kapitull të ri në historinë e tyre nën drejtimin e Simone Inzaghit. Kjo do të vijonte atë që ata bënë nën drejtimin e tij më shumë se një dekadë më parë.
Mourinho: Koha që Interi të shkruajë kapitullin tjetër