Juglindja është “pushtuar” mëngjesin e sotëm nga mjegulla. Më problematik paraqitet aksi Korçë-Pogradec. Mjegulla ka qenë e dendur edhe në segmentin Sovjan -Pirg dhe Veliternë-Petrushë.
Në kushte të tilla, drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët, për të shmangur aksidentet e mundshme.