Luan Baçi: Emri i Ilir Metës në fletën e votimit ishte penalizues

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi u shpreh mbrëmjen e djeshme se një nga arsyet e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 14 majit ka qenë edhe mungesa e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Debat”, Baçi tha emri i Ilir Metës në fletës së votimit ishte penalizues.

“Mungesa e emrit të Sali Berishës ishte shumë ndikuese në mënyrën se si do të votonin shumë qytetar, duke mos parë emrin e Berishës si kryetar i PD, dhe kam raste që kanë bojkotuar, se thonin ku të vete të votoj se nuk po gjej as PD dhe as Sali Berishës dhe kjo ka qenë kosto, ishte një mënyrë që shumë qytetar nuk erdhën të votonin. Ishte penalizuese. Kishte qytetarë që nuk e identifikonin dot,”– tha Baçi.

Ai shtoi se opozita nuk i shmanget përgjegjësisë për humbjen në 14 maj, e pikërisht për këtë, thotë se po bëhet analiza se përse humbën në zgjedhjet vendore.

Emri i Metës në fletën e votimit u vendos për shkak se Sali Berisha hyri në këto zgjedhje pa logon dhe vulën zyrtarë të Partisë Demokratike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *