U konfliktua me tregtarët/ Lëndohet roja i Kishës së Laçit, ja denoncimi

Kisha e Laçit, një prej objekteve të kultit më të frekuentuara në vendin tonë, është kthyer së fundmi edhe në një vend ku zhvillohen veprimtari tregtare të paligjshme. Pikërisht këtë fakt e ka denoncuar edhe përgjegjësi i kishës shtetasi Gjon Shkambi.

Në një denoncim drejtuar Komisariatit të Policisë së Kurbinit, Shkambi bën thirrje për ndërprerjen e aktivitetit tregtar në territorin e Kishës së Laçit, i cili posedohet nga Kisha Françeskane “Zonja Nunciate”. Siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksi, ka patur edhe një përplasje fizike midis tregtarëve dhe rojes së objektit. Shkambi ka marrë lëndime të konsiderueshme teksa ende pritet një reagim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *