Kardhiq-Delvinë shumë larg përfundimit/ Ish-kreu i ARRSH-së Ergys Verdho, i akordoi edhe 15 mln USD shtesë kompanisë ‘Gjoka’

Kantieret e rrugëve të reja të hapura gjitha andej nëpër Shqipëri në këto 8 vite, janë tepër të përfolura dhe të debatuara si pasojë e formës së dhënies me “PPP” nga ana e qeverisë socialiste.

Por edhe më i diskutuar është fakti se shumë nga këto rrugë si ajo Kardhiq- Delvinë, apo by-passi i Vlorës, ose rruga Qukës-Qafë Plloçë, janë akse të reja dhe jashtë vëmendjes dhe syrit të udhëtarëve.

Kantieret e tyre janë të fshehura mes maleve, dhe vetëm banorët e atyre zonave e dinë nëse po punohet ose jo. Me përjashtim të kantierit të “Rrugës së Arbrit” që është një aks nacional i rëndësishëm, por që gjithsesi larg përfundimit, te të gjitha rrugët e tjera, përfundimi duket i largët në një kohë që kostoja vetëm rritet.

Edhe më herët, “Priza.al” ka sjellë investigime mbi fatin e shumë prej këtyre rrugëve që duket se kanë “mbetur rrugëve”. Por ajo që është më interesante është fakti se shumë nga këto kantiere kanë një kompani të vetme që drejton punimet, ose që kap “llokmën” më të madhe të tenderimit dhe më pas ua ndan edhe nënkontraktorëve.

Ergys Verdho (@ergys_verdho) | Twitter

(Ish-drejtori i ARRSH, Ergys Verdho)

Kjo kompani është kompania “Gjoka Construksion” me pronar Rrok Gjokën. Ky i fundit duket se, i ka kopsitur shumë mirë punët deri tani me qeverinë dhe me ministrinë e Infrastrukturës, madje edhe me drejtuesit e ARRSH-së.

Madje janë pikërisht këta të fundit ata që e kanë “majmur” me tenderë, dhe fonde shtesë kompaninë “Gjoka” në vitet e fundit, edhe pse ajo nuk ka përfunduar asnjë prej projekteve të marra në zotërim, në një kohë që për cilësinë më mirë të mos flasim.

Dibranët me një rrugë të standardeve më të larta | Agjencia Telegrafike Shqiptare

(Pronari i “Gjoka Construksion”, Rrok Gjoka)

Si e ka “zgjidhur” kompania “Gjoka” problemin e investimeve nga ARRSH?  

Rruga e re Kardhiq-Delvinë po shndërrohet në një “minierë ari” si për kompaninë “Gjoka” dhe nënkontraktorët e tjerë, ashtu dhe për drejtuesit e Autoritetit Shtetëror të Rrugëve.

“Priza.al” ka mësuar se gjatë muajve mars-prill që përkonin edhe me muajt e ndezur të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, drejtori i shumë përfolur i ARRSH, Ergys Verdho, i ka shpërblyer këto firma me plot 15 milionë USD.

Por ato nuk janë kontrata të reja, por fonde shtesë për përfundimin e punimeve të pakryera në aksin “Kardhiq-Delvinë”.

Në dokumentet e fundit të dala në dritë, janë disa tenderë të rinj, të firmosur nga vetë ish-drejtori i ARRSH-së, Verdho. Të gjithë brenda muajit prill, me një shpejtësi të madhe.

Skandali i Rrugës së Arbrit: tuneli i shembur nuk riparohet më, ndërtohej pa projekt të miratuar teknik - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Tenderat

Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në Europë, ku qeveria pasi cakton një shumë dhe ja jep atë një kompanie private ndërtuese për një vepër që duhet ta përfundojë brenda një afati të caktuar, befas rihap tendera të tjerë shtesë dhe akordon për të njëjtin projekt miliona euro të tjera.

Kjo po ndodh me shumë rrugë në vend, ku në shumë prej tyre është e pranishme një kompani e vetme si kontraktore, “Gjoka Construksion”. Pikërisht kjo kompani herë pas here nxjerr justifikime se punimet janë bllokuar, se ka vështirësi projekti, apo se paratë nuk mjaftojnë, edhe nga ARRSH akordohen miliona të tjerë shtesë.

Në fillim ARRSH shpenzoi 332.526.014 lekë shtesë për lotin 4. Më pas 465.122.013 lekë për lotin 5 dhe në fund 467,074,582 lekë për lotin 6. Në total të tria lotet me shtesa kontrate shkuan në plot 1.264.722.609 lekë.

Shuma fundore është e gjitha pa TVSH. Se, nëse do të shtojmë edhe TVSH që është 20%, ajo do të shkonte në mbi 1.5 miliardë, ose thënë më thjeshtë në rreth 15 milionë USD. Të gjitha shtesat e kontratave janë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit.

Sipas dokumenteve, në lotin 6 është bërë një shtesë punimesh. Ky lot kishte një vlerë fillestar 2,854,371,726 lekë. Si justifikim për shtesën është “nevoja për punë shtesë e shkaktuar si rrjedhojë e punimeve shtesë, të paparashikuar që nuk varen nga autoriteti kontraktor si punime gjeologjike dhe problematikat teknike që kanë dalë gjatë kohës së zbatimit. Për pasojë, në këtë lot është shtuar kontrata në plot 20%”. Përfituesi është kompania “AGBES CONSTRUKSION”, që do të fusë në arkat e saj plot 467,074,582 lekë të tjera. Kjo kontratë është firmosur në datën 13 prill 2021.

Ndërkohë, në lotin 5 është sërish e njëjta procedurë. Ky lot ka kushtuar 2.142.538.888 lekë si kontratë fillestare. Të njëjtat punime shtesë; gjeologjike! As presje nuk i kanë ndryshuar këtë dokument, duke e marrë copy-paste. Përfituesi i kësaj kontrate është kompania “ALB-STAR”, që do të shtojë në arkat e saj 332.517.287 lekë. Kjo kontratë është hartuar në datën 19.04.2021.

Loti 4 ka pasur një vlerë fillestare 2,831,547,931 lekë. Sërish me dokumente “copy paste” është justifikuar dhënia e shtesës së kontratës. Përfitues në këtë rast është “COBIAL & GJOKA KONSTRUKSION”, që morën një shtesë kontrate në plot 465.122.013 lekë. Kjo kontratë është firmosur në darën 6 prill.

Si justifikohen kompanitë për të përfituar fonde shtesë nga ARRSH

Në të tria rastet për projektin e rrugës “Kardhiq-Delvinë”, justifikimi i kompanive me në krye atë “Gjoka” ishte se, “nevojiten punime gjeologjike”.

Por ajo që bëjnë sikur harrojnë si drejtuesit e ARRSH-së që firmosin tenderët shtesë, si ata të komopanive private është fakti se një kopani ndërtimi kur merr përsipër një tender apo një projekt që në dokumentet fillestare i duhet të përllogarisë me saktësi volumin e punimeve, studimet gjeografike, mjedisore, gjeologjike dhe sizmike të zonës ku shtrihet projekti.

Po ashtu nëse projekti shkakton një shtesë në plot 15 milionë euro, ky është një deviacion i tij nga vlera fillestare dhe për këtë zyrtarët duhet të mbajnë përgjegjësi në bazë të ligjeve. Çdo zyrtar shtetëror si në rastin e drejtorit Ergys Verdho, që ka firmosur, duhet të mbajë përgjegjësi dhe jo të firmosë “qorrazi” për qëllime personale apo elektorale.

Shikojeni pak me kujdes këtë dokument….:

Shtesa e kontratës për këtë lot është për shtresë zhavorri. Po si ka mundësi që në projektin fillestar është harruar edhe më minimalja për një rrugë, shtresa e zhavorrit??!!

Nisur nga kjo i bie që, me 15 milionë USD shtesë, do të hidhen disa shtresa zhavorri dhe disa punime gjeologjike….

Vijon…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *