Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat bën bashkë PS dhe PD

Në Komisionin e Ekonomisë opozita dhe mazhoranca miratuan projektligjin për rritjen e pagave. Ndërkohë që pro u votua edhe për propozimin e opozitës që nga rritja e pagave të preken edhe deputetët dhe ministrave.

Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.

Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon në 329.375 lekë.

Krahasuar me projektligjin që kishte propozuar qeveria për rritjen e pagave dhe me atë që është miratuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, paga e tyre është rritur me rreth 100 mijë lekë më shumë për institucionet kryesore. Ky projekligj do të kalojë në Kuvend dhe nëse do të miratohet, do të rritet edhe paga e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *