Ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që ra dje në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrisë.
Sipas ekipeve të shpëtimit, trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, pasi e kishte marrë rrjedha e lumi.
Daja i katërvjeçarit ka thënë për mediet se vogëlushi kishte nxjerrë lopën për të kullotur dje, ditën kur i mituri ra në kanal.
“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai për mediat.
Ditën kur ka ndodhur incidenti 4-vjeçari ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij.
Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.