Sapo janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e Grupit F, Gjermani-Hungari dhe Francë-Portugali.
Surpriza po ndodh në Mynih, ku Hungaria fitoi 1-0 pjesën e parë ndaj gjermanëve.
Me këtë rezultat, Hungaria ngjitet në kuotën e 4 pikëve, duke lënë pas gjermanët, të cilët momentalisht e shohin veten të eliminuar.
Kjo pasi Portugalia dhe Franca e mbyllën në barazim 1-1 pjesën e parë dhe sipas renditjes është Gjermania e fundit e grupit, ndonëse ka edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur.
/Priza.al/