Emigrantët ilegalë/ Sunak: Do e luftojmë përmes marrëveshjeve me Shqipërinë e Francën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka njoftuar se qeveria britanike po punon fort për të ndaluar emigracionin e paligjshëm përmes gomoneve.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Sunak thotë se do ta luftojnë emigracionin ilegal përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën duke qenë se shqiptarët hyjnë në Britani ilegalisht me gomone nga porti francez.

“Ne po veprojmë ndërkombëtarisht për të ndaluar gomoneve, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të luftuar emigracionin ilegal përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën, por edhe duke punuar me BE” – shkroi Rishi Sunak.

Sipas një artikulli të ‘The Sun’, brenda disa javësh do të nënshkruhet një marrëveshje mes dy vendeve për përshpejtimin e largimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet në Britaninë e Madhe. Kjo marrëveshje do të realizohet pas një vizite që kanë kryer zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar në burgjet e Shqipërisë, për të cilën patën rënë dakord kryeministri Edi Rama dhe Rishi Sunak në takimin që zhvilluan më 23 mars.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *