Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, ka përshëndetur nisjen e stërvitjes “Defender Europe 23”. Ai shprehet me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, se këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Berisha thekson ndër të tjera se këto manovra së bashku me manovrat e NATO-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut, i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” do të bashkojë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende, anëtare të NATO-s, por edhe nga vende partnere. Në kuadër të këtij angazhimi stërvitor gjithëpërfshirës, nga data 15 maj deri më 9 qershor 2023, vendi ynë do të zhvillojë stërvitjet “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.
Mesazhi nga Berisha
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të Natos Defender Europe ‘23 në Shqipëri. Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.
Partia Demokratike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në Nato, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike. #sb