Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit po ashpërsohet ditë pas dite, si në aksion ashtu edhe në deklarata.
E tillë ka qenë sot edhe deklarata e Valbona Mezinit, kandidate për deputete e subjektit “Bindja Demokratike” të Astrit Patozit, në zgjedhjet e 25 prillit, ka deklaruar se është paguar nga 300 deri në 500 mijë euro për t’u bërë deputet.
Në studion e emisionit “Bardh e Zi” në “ABC-News”, ku po diskutohet për përzgjedhjen e kandidatëve, Mezini tha se, kryetarët e kanë ngritur pazarin dhe shikojnë ata që ofrojnë më shumë para.
“Ka pasur kandistë për deputet në 2017-ën që kur i lanconte kryetari nuk thoshte dot gjë përvese është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj.
Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma. Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm. Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend.
“Vetë kryetarët e partive për të bërë lekë kanë ngritur pazarin. Është hapur tregu politik. E kam parë nga afër. Ngriheshin në ajër disa persona kush kishte lekë. Deri në 300-500 mijë lekë është paguar”,- tha Mezini.
/Priza.al/