Një 26-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga një pallat në ndërtim e sipër. Policia bën të ditur se i riu me inicialet E.H, është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË;
Më datë 23.05.2023, në rrugën “Besnik Hidri”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.
Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.