Barazim i ‘ethshëm’/ Hungaria e ‘gozhdoi’ Gjermaninë në 2 me 2, por skuadra e Low kalon në raundin tjetër  

Ka përfunduar në barazim takimi mes Gjermanisë dhe Hungarisë me shifrat 2-2. Një rezultat i tillë i shkon për shtat skuadrës Low, që kalon në raundin tjetër duke u renditur në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve.

Hungaria kaloi në avantazh me anë të sulmuesi Szalai në minutën e 12′.

Ndërsa barazimi do të vinte nga Havertz në minutën e 66′, një realizim i tillë nuk zgjati shumë, pasi Hungaria kaloi edhe një herë në avantazh me Schafer.

Barazimi do të vinte në minutën e 84′ me Goretzkan.

Në pjesën e dytë, ishte pikërisht Havertz që barazoi shifrat, për të hapur ndeshjen në Mynih, por pa kaluar dy minuta, Shafer shënoi për hungarezët duke i kaluar përsëri në avantazh.

Minutat e mbetura ishin si një dramë për gjermanët që krijuan më shumë lojë, por nuk po gjenin mundësinë për të dërguar topin në rrjetë dhe rrezikonin eliminimin.

Në fund, iu desh një gjuajtje e Goretzka pak minuta para mbylljes së ndeshjes, që Gjermania të merrte një pikë që e kaloi në turin tjetër, ku tashmë e pret një përballje e vështirë ndaj Anglisë.

/Priza.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *