Rama nga Lezha: Fitorja jonë i kaloi parashikimet, këtu dega e organizuar

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Lezhë. Së bashku me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja zhvilluan takim me këshilltarët e rinj socialistë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur Pjerin Ndreu, i cili fitoi bindshëm më 14 Maj kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjoni.

Kryesocialisti e cilësoi fitoren “jashtë parashikimeve” pavarësisht gjithë punës së bërë në zonat e këtij qyteti.

Është një zonë aspak e lehtë, por kisha gjithmonë atë ndjesinë që të paktën këtu ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur, jo gjithçka kemi dasht. Po të kishim mund më shumë, e kishim bo dhe mbanim besimin që gjithsesi njerëzit do e vlerësonin dhe për hir të së vërtetës ishte një fitore që i kaloi parashikimet. Këtu në fakt kemi një nga degët më të organizuara të PS dhe kjo ka shpërblyer punën sepse nuk mjafton vetëm njerëzit të të thonë mirë, por duhet të dalin në votim që është punë më vete”, u shpreh Rama.

Kandidati i mazhorancës Pjerin Ndreu u shpall fitues më 15 Maj me 1900 vota epërsi ndaj rivalit të tij politik

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *