Ekzekutoi belgun 3 vite më parë në Greqi, autori shqiptar (emri)

Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, ndërsa dyshohet se pas saj fshihet një shqiptar. Bëhet fjalë për Kristof Waegeman, i cili u ekzekutua më 29 maj të vitit 2020 me dy plumba në kokë jashtë banesës së tij në Voula, Athinë.

NGJARJA

Prej dy vitesh viktima, Waegeman jetonte në Greqi me bashkëshorten e tij braziliane dhe fëmijën e mitur, duke përdorur edhe identitetin fals Giorgos Kristoforos. Sapo viktima zbriti nga fuoristrada e tij “Volvo” me targa zvicerane, u qëllua dy herë me armë zjarri. Në vitin 2015, Waegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes portit te Antwerp. Wageman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Wageman njihet me emrin Geert Nelle.

Së fundmi për vrasjen e Wageman, policia greke sipas gazetës “Kathimerini”, ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina. Ky i fundit rezulton i vrarë në 16 nëntor 2021 në një karburant në Nikaia të Athinës, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Sipas mediave greke dhe burimeve të tyre, shkak i vrasjes së belgut Waegeman, ishte përgjegjësia e tij për humbjen e një ngarkese kokaine, të sekuestruar nga autoritetet. Vetë Marius Diamanti Diamanti kishte qenë i është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë.

Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptarë në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qenë e njëjte me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit. Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje. Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasësh shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *