Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ankimon zgjedhjet në Rrogozhinë, Krujë e Kamëz

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlerfshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në tre bashki. Bëhet fjalë për Rrogozhinën, Krujën dhe në Kamëz ku u realizua votimi elektronik. Ankimimet u dorëzuan në Komisionin për Ankimimit dhe Sanksionet dhe mbajnë datën 23 maj 2023.

Rrogozhinë, 30 votat që bënë diferencën

Në Rrogozhinë koalicioni Berisha – Meta ankimon rezultatin për kryetar të bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave.Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota, pra më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve. Koalicioni kërkon që të rinumërohen dhe rivlerësohen jo vetëm 276 votat e pavlefshme por në përgjithësi i të gjithë qendrave të votimit.

Krujë

Në Krujë kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar dhe për këshillin bashkiak të këtij qyteti në ato zona ku thotë se janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me pëcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor.

Kamëz

Në Kamëz kërkon ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për të ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo kërkon që të realizohet me ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo dhe KQZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *