Skizofrenia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё rёnda tё shёndetit mendor. Kostoja emocionale e kёsaj sёmundjeje pёr ata qё e vuajnë dhe familiarёt e tyre ёshtё shumё e lartё. Kjo sёmundje qё nёnkupton njohjen e gabuar tё realitetit tё brendshёm dhe tё jashtёm.
Diagnoza e kёsaj sёmundjeje vendoset nё bazё tё historisё sё pacientit dhe tё vrojtimeve mbi pacientin, pёr arsye se asnjё test laboratorik i pavarur nuk ёshtё nё gjendje tё verifikojё praninё ose mungesёn e crregullimit.
Shkaktari i skizofrenisë është ende i paqartë. Disa teori në lidhje me shkakun e kësaj sëmundje përfshijnë: gjenetikën (trashëgimia), biologjinë (mosbalancimi në kiminë e trurit), ose infeksionet virale dhe çrregullimet imune.
SHENJAT KARAKTERISTIKE TË SKIZOFRENISË
Deluzionet: nё kёtё sёmundje janё tё zakonshme besimet e gabuara, tё cilat nuk mund tё korigjohen edhe kur personi vendoset pёrpara fakteve, por ato ndryshojnё mёnyrёn e tё menduarit dhe funksionimin e pacientit. Tё zakonshme janё idetё e referencёs dhe deluzionet e persekutimit.
Halucinacionet: janё zёra ose figura qё pacienti i percepton kur ato nuk egzistojnё fare nё ambjentin ku ai jeton dhe i percepton. Zёrat halucinatorё mund tё jenё tё rezikshёm pёr vetё pacientin ose pёr tё tjerёt, nёse pacienti u bindet komandave tё tyre. Pacientёt tregojnё pёr zёrat qё komandojnё sjelljet e tyre.
Çrregullime emocionale, toni i mpirё ose sheshimi emocional. Pacienti skizofren ёshtё aq shumё pa shprehje sa duket sikur ka vёnё njё maske nё fytyrё, ose mund të ketë emocione të papërshtatshme me realitetin (qesh kur duhet të qajë dhe e anasjellta..)
Çrregulimet e vullnetit: vullneti dhe aftёsia e pacientit pёr tё realizuar plane mund tё paralizohet nga negativizmi ose nga frika iracionale e fuqive tё tij destruktive.
Çrregullimet e tё folurit: humbja e lidhjes sё mendimeve, inkoherenca (i pakptueshёm kur flet), konkretizimi, gjuha “private” qё kuptohet vetёm nga pacienti, varfёrimi i tё folurit dhe pёrsёritja e pakuptimtё e fjalёve.
Çrregullimet e aktivitetit motor: veprimtaria mund tё pakёsohet nё mёnyrё tё dukshme, si nё rastin e simptomave negative ose tё shtohet si nё gjendjet e eksitacionit. Personat mund tё kryejnё veprime si tё robotit, manjerizma bizarre (pa kuptim, te cuditshme)